28/04/2024
Familja Femina Shtatzëna Voglushët

Një mami dhe beb i shëndetshëm: Këshilla të arta për gratë shtatzëna

    Gjatë shtatzënisë, ju dhe bebi juaj keni nevojë për sasi të konsiderueshme vitaminash dhe lëndë ushqyese prandaj është e nevojshme të merren që në fillim vitamina prenatale dhe ushqyerja në mënyrë të shëndetshme. Është e nevojshme ushqyerja me ushqime  të pasura me folate , hekur, calcium, vitaminë  D dhe omega 3.

    Hekuri duhet të jetë në nivele dyfish gjatë shtatzënisë kështu që duhet të konsumohen jeshillëqe, bishtajore dhe mish i kuq. Mbajtja e një regjimi ushqimor gjatë shtatzënisë nuk do të thotë mbajtja e një diete pra nuk ka të bëjë me mosngrënien por me bërjen e zgjedhjeve të duhura për një regjim të shëndetshëm.

    -10 ushqime që duhet të shmangen gjatë shtatzanisë:

    1.Qumështi jo i pasterizuar, djathi i butë dhe jo i pasterizuar

    Qumështi i papërpunuar, djathi i papasterizuar dhe djathërat e butë mund te përmbajnë një serë bakteresh të dëmshme siç janë, Listeria, salmonella, E.Coli dhe Campylobacter. Bakteret mund të gjenden ose krijohen nga ndotja gjatë mbledhjes ose ruajtjes. Pasterizimi është mënyra më efektive për të shkatërruar çdo bakterie të dëmshme, pa ndryshuar vlerën ushqyese të produkteve. Për të minimizuar rrezikun e infeksioneve, duhet konsumuar qumësht I pasterizuar, djathë i stazhionuar..

    2.Mishi i pagatuar (krudo) dhe i procesuar

    Ngrënia e mishit të pagatuar mirë ose krudo gjatë shtatzënisë rrit riskun e marrjes së infeksioneve nga baktere ose parazitë të ndryshëm sic jane Toxoplazma, E.coli ,Listeria dhe Salmonella. Këto baktere rrezikojnë shëndetin e bebit ,duke cuar në abort ose semundje të sistemit nervor sic janë paaftësi intelektuale,verbëri dhe epilepsi. Mishi në fast-food  apo mishërat e tjerë të procesuar janë një shqetësim për gratë shtatzënë pasi këto mund të infektohen  gjatë procesit të përpunimit ose magazinimit.

    3.Peshku me nivele te larta merkuri

    Merkuri është një element i madh  toxik . Zakonisht gjendet në ujërat e ndotura .Nqs merret në sasi të mëdha ,mund te shkaktojë problem ne sistemin nervor,sistemin ,imunitet  dhe veshka. Gjithashtu mund të shkaktoj probleme serioze në  zhvillimin tek fëmijët edhe nqs meret në sasi të vogla. Meqenëse gjendet në detet e ndotura ,peshqit e mëdhenj mund  akumulojnë sasi të mëdha mërkuri. Prandaj është e rëndësishme që të shmanget konsumini i peshqve me sasi të mëdha mërkuri gjate shtatzanise dhe laktacionit.

    Gjithsesi duhet theksuar se jo të gjithë llojet e peshqve kane sasi të lartë mërkuri,vetëm disa prej tyre. Konsumimi i peshqve me nivel të ulët mërkuri gjatë shtatzënisë është shume e shëndetshme dhe këto lloje mund të konsumohen deri ne 3 here ne jave(trofta, acuget, sardelet,salmon). Peshqit me yndyrë si salmon dhe acuget janë nje opsion shume I mirë sepse jane të pasura me omega 3 qe janë shume te rëndësishme për zhvillimin e bebit.

    Nuk rekomandohet peshku krudo për shkak te pranisë së listerias me ujë të kontaminuar. Bakteri i listerias mund të transmetohet të fëmija nëpërmjet placentës ,edhe pse nuk mund te shfaqen simptoma te nëna .Kjo con ne lindje premature ,abort  ose probleme te tjera serioze .

    5.Vezët jo te ziera mire

    Vezët jo të ziera mire mund të kontaminohen nga bakteri i Salmonelës. Simptomat që shfaq ky bakter janë temperatura, të vjella, të përziera , dhimbje stomaku dhe diarre. Në disa raste të rralla mund të shkaktojë dhimbje të uterusit duke çuar në lindje të parakohshme ose abort.

    6.Ushqimet e konservuara, të përpunuara

    Shtatzënia është periudha më e mirë për të filluar ngrënien e ushqimeve te shëndetshme që ndihmojnë në rritjen dhe shëndetin tuaj dhe te bebit. Ekziston një mit që duhet te “hani për dy”. Ju mund të hani siç bëni normalisht gjatë 3 mujorit të parë, pastaj të rrisni me rreth 350 kalori në ditë në tremujorin tuaj të dytë, dhe rreth 450 kalori në ditë në tremujorin tuaj të tretë. Regjimi ushqimor duhet të përmbajë ushqime të plota me shumë lëndë ushqyese për të përmbushur nevojat e nënës dhe fetusit. Ushqimi i papërpunuar ose i përpunuar zakonisht është i ulët në lëndë ushqyese dhe shumë kalori, sheqer dhe yndyrna të shtuara. Rritja e peshës gjatë shtazënisë duhet të jetë ne një masë të caktuar sepse rritje e madhe e saj çon ne komplikime siç janë shfaqja e diabetit apo komplikime gjate lindjes.Mbani në vaktet dhe mesvaktet tuaja ushqime që përqendrohen në proteina, perime dhe fruta, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate të pasura me fibra si drithërat, fasulet dhe perimet me niseshte.

    7.Frutat dhe perimet e palara

    Lëkura e frutave dhe perimeve të palara ose të pastruara mund të jetë e kontaminuar me disa baktere dhe parazitë sic jane Toxoplasma, E. coli, Salmonella dhe Listeria, të cilat mund të merren nga toka. Shumica e foshnjave që janë të infektuar me bakteret Toxoplasma gondii ndërsa janë ende në bark, nuk kanë asnjë simptomë gjatë lindjes. Por mund te zhvillohen probleme te renda si verbëria apo probleme mendore .Prandaj është e këshillueshme që para konsumimit frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm,të qerohen dhe në disa raste te gatuhen.

    8.Alkoli

    Këshillohet qe të shmanget plotësisht pirja e alkoolit kur jeni shtatzënë, pasi rrit rrezikun e abortit dhe lindjes se parakohshme së foshnjës Edhe një sasi e vogël mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të foshnjës. Pirja e alkoolit gjatë shtatzënësisë gjithashtu mund të shkaktojë sindromën e alkoolit fetal, e cila përfshin deformime të fytyrës, defekte të zemrës dhe paaftësi intelektuale.

    9.Shmangia e kafeinës

    Grave shtatzënë ju këshillohet gjate shtatzënisë të limitojë sasinë e kafeinës në më pak se 2 kafe në ditë. Kafeina absorbohet shumë shpejt dhe kalon lehtësisht në placentë. Për shkak se foshnjat dhe placentat e tyre nuk kanë enzimën kryesore të nevojshme për të metabolizuar kafeinën, mund te grumbullohen sasi te larta. Marrja e sasive të mëdha te kafeinës gjatë shtazanisë ndikon në rritjen normale te fetusit dhe lindje në peshë të vogël të bebeve.

    10.Të  brendshmet e kafsheve

    Të brendshmet e kafshëve janë një burim i mirë i një larmie ushqyesish. Këto përmbajnë hekur, vit B12, vit A, zink selenium dhe baker dhe të gjitha janë të shëndetshme për nënën dhe bebin. Gjithësesi të ngrënit në sasi të mëdha e të brendshmeve të kafshëve në shtatzëni nuk është e këshillueshme pasi konsumimi i tyre (që përmbajne shumë vit A) sidomos gjatë 3 mujorit të parë mund të çojnë në deformime të bebit dhe abort spontan. Prandaj rekomandohen te hahen vetëm një here në jave dhe në sasi të vogël