20/05/2024
Kosovë

Nipi plagosi në Prishtinë dajën pasi refuzoi të kryenin marrëdhënie

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën një muaj paraburgim për nipin i cili plagosi me thikë dajën e tij pasi ky i fundit refuzoi të kryenin marrdhënie seksuale.

    Sipas mediave në Kosovë, Gjykata ka vendoosur masën e paraburgimit për A.N, ndaj të cili rëndon akuza për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

    Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.