20/05/2024
Botë Lajme Shqipëri

Atentat çiftit shqiptar në Athinë, burri vdes në vend

    Athina është përgjakur pak minuta më parë, për shkak të një atenati mafioz ndaj një çifti shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Mesologjiu në Athinë.

    Burrë e grua janë qëlluar me armë në automjetin e tyre. Për pasojë burri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa gruaja është transportuar në gjendje të rëndë në spital. Papritur autori ka kaluar pranë makinës së çiftit shqiptar me motoçikletë, ka nxjerrë një armë dhe i ka qëlluar disa herë.

    Ende nuk dihen arsyet e sulmit, teksa autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.