03/05/2024
Lajme Maqedoni

Në Tetovë nesër ndryshon regjimi i komunikacionit

    Policia e Tetovës njoftoi se të dielën nga ora 09:00 deri në orën 17:00 do të ketë regjim të modifikuar të qarkullimit në qytet për shkak të shënimit të Ditës së NATO-s dhe katër viteve të anëtarësimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Një manifestim i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes do të organizohet në sheshin e qytetit në Tetovë.

    “Zhvillimi i komunikacionit në këto rrugë do të rregullohet nga zyrtarët policorë dhe apelohen nga vozitësit që në tërësi të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e tyre dhe të kenë durim dhe mirëkuptim për ndryshimet në regjimin e komunikacionit”, njoftojnë nga SPB Tetovë