17/05/2024
Lajme Maqedoni

Mickoski në delir: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë, VMRO-DPMNE do të merrte 53-56 deputetë

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në ‘”delir” tha se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vend. Madje ai vijoi të thellonte “ëndrrën” dhe imagjinatën duke parashikuar se MRO-DPMNE do të merrte 53-56

    “Siç janë shifrat tani pres që në raundin e dytë të fitojë bindshëm Davkova si e para, ndërsa sa i përket presidentit aktual Stevo Pendarovski pres që diferenca pas raundit të parë të jetë më e madhe. Raundi i dytë është në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare dhe rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në shumë mënyra do të ndikojë në vetë fushatën dhe atmosferën midis dy raundeve, por edhe zgjedhjet parlamentare 8 majit. Në zgjedhjet parlamentare VMRO pres që të korrë fitore të madhe. Ndaj unë them se sipas sondazheve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë, VMRO-DPMNE do të merrte 53-56 deputetë, LSDM 25 deputetë, Partitë shqiptarë së bashku 25-26 deputetë ndërsa pjesa tjetër do të ngelej për Levicën dhe Maksim Dimitrievskin nga ZNAM”, tha Mickoski.