13/05/2024
Maqedoni

Mickoski: Koalicioni i ardhshëm do të jetë VMRO-VLEN!

    Hristijan Mickoski thotë se koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN.

    I pyetur nëse do të pranojë qeveri me VLEN edhe nën kushtin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, Mickoski tha se nuk ka dëgjuar për kërkesë të tillë të opozitës shqiptare.

    A do të formoni qeveri edhe nën kushtin për ndryshime kushtetuese? Me BDI-në nuk kemi qëllim të jemi…Me VLEN? Unë nuk kam dëgjuar që VLEN ka kusht të tillë”, tha ai.