12/05/2024
Shqipëri

FOTO/ Ky është i riu që kërcënoi me thikë fëmijët

    Personi që shihni në foto është shtetasi A.Maraj, i cili një ditë më parë ka tentuar të sulmojë me thikë disa fëmijë në një park në qytetin e Vlorës.

    Pamjet u publikuan nga JOQ, dhe rasti shkaktoi panik tek kalimtarët, dhe fëmijët e mitur.

    Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja ende nuk ka asnjë reagim nga Policia.

    Mësohet se i riu vazhdon të lëvizë lirshëm në qytetin e Vlorës, edhe pse mund të konsiderohet si një eksponent i rrezikshëm për fëmijët dhe qytetarët.