12/05/2024
Maqedoni

Mbytet anija me emigrantë në brigjet greke, ka viktima dhe të zhdukur

    Një operacion nga Autoriteti Portual është duke u zhvilluar në zonën detare të Karlovasit, Samos, në Greqi për gjetjen e katër personave të zhdukur, pas përmbytjes së një varke me emigrantë. Si pasojë e përmbytjes së skafit, ka humbur jetën një emigrant, si dhe janë zhdukur katër të tjerë.

    Sipas informacioneve të para, varka ishte nisur nga bregu turk. Emigrantët që u shpëtuan u transportuan shëndoshë e mirë në Vathi në Samos.

    Burri fatkeq është nxjerrë pa ndjenja nga zona e detit dhe është dërguar në spital, ku mjekët kanë deklaruar vdekjen.Një roje plazhi dhe një mjet i rojes bregdetare janë përfshirë në kërkimin e vazhdueshëm për katër personat e zhdukur.