08/12/2024
Shqipëri

Me BMW dhe shpejtësi skëterrë, shqiptarja përplas për vdekje vëlla e motër në Kroaci

    Një aksident i rëndë në Kroaci u mori jetën ditën më parë, dy të rinjve, vëlla e motër, pasi u përplasën “kokë më kokë” nga automjeti luksoz i cili drejtohej nga 29-vjeçarja shqiptare.

    Sipas mediave vendase mësohet se shqiptarja Klevisa Ymeri ka kryer parakalim të gabuar në zonën e Ratacit dhe si pasojë është përplasur me automjetin në të cilin ndodheshin dy të rinjtë,  21 vjeçari Stjepan dhe Katarina Derek, 19 vjeç.

    Në momentin e aksidentin, Ymeri ka qenë duke lëvizur me një fuoristradë BMW me targa sllovake me shpejtësi gati 170 km/h.  Si pasojë e përplasjes e plagosur mbeti edhe 29-vjeçarja e cila u transportua në spitalin e Dubrovnikut. Më pas, pasi la ambientet e spitalit ajo është arrestuar nga autoritetet kroate për veprën penale të shkaktimit të aksidentit me pasoja fatale dhe ndodhen nën vëzhgimin e Policisë.

    Me BMW dhe shpejtësi skëterrë, shqiptarja përplas për

    Klevisa Ymeri

    Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor për shqiptaren Ymeri. Ajo akuzohet për parakalim krejtësisht të pakujdesshëm dhe shkaktimin e një aksidenti me pasoja fatale.

    Mediat vendase shkruajnë se vëlla e motër ishin duke u kthyer në shtëpi, pasi 19 vjeçarja kishte mbaruar shkollë, duke mos ditur që ky udhëtim do të ishte i fundit për ta. Katarina ishte maturante dhe studionte për t’ u bërë infermiere.

    Me BMW dhe shpejtësi skëterrë, shqiptarja përplas për

    Ne foto: Vella e moter qe humben jeten ne aksident, pamje nga aksidenti

    Ymeri është shumë aktiv në rrjetet sociale, dhe ka 13,800 ndjekës në Instagram, 33,000 në Tik Tok, por aktualisht të gjitha profilet janë të mbyllura. Në Instagram i pëlqen të tregojë jetën e saj luksoze, prandaj dhe publikon foto nga destinacionet turistike që ka vizituar, veshjet dhe çantat e markave më të njohura, ndërsa makinat e saj të preferuara janë  fuoristradat me të cilat ka postuar shumë foto në rrjetet e saj sociale.

    Me BMW dhe shpejtësi skëterrë, shqiptarja përplas për

    Klevisa Ymeri

    Në vitin 2022, 29-vjeçarja dhe shoqet e saj me altoparlantë dhe fishekzjarre kaluan pranë burgut në Trento të Italisë, për të vizituar një mikeshë të burgosur. Kjo “vizitë” aspak e zakonshme bëri bujë aso kohe në mediat.

    Me BMW dhe shpejtësi skëterrë, shqiptarja përplas për