30/04/2024
Shqipëri

Në luftë për jetën, 15-vjeçarja ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

    Rosela, vajza me ëndrra shumë, tashmë ka vetëm një ëndërr, të jetojë! 15-vjeçarja nga Dvorani i Korçës ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

    E mitura është diagnostikuar me leuçemi akute dhe i nevojitet me urgjencë transplanti i palcës i cili kushton shumë e shumë më tepër se të ardhurat që familja e saj kanë arritur të mbledhin nga puna e tyre me bujqësi.

    Kjo ndërhyrje pritet të realizohet në Itali dhe për këtë arsye është hapur një llogari në GoFundme që të gjithë, aq sa dhe kanë mundësi, të kontribuojnë, për të bërë të mundur mbledhjen e kësaj shume dhe dërgimin e Roselës sa më parë në Itali.

    MUND TË KONTRIBUONI KËTU