14/11/2024
Lajme Maqedoni

Kryetari i Komunës së Studeniҫanit i bashkohet Ziadin Selës, pret Bujar Osmanin nga Fronti Europian

    Edhe kryetari i Komunës së Studeniҫanit, Azem Sadiki është bërë pjesë e “Frontit Europian”, duke u pozicionuar kështu përkrah Ziadin Selës.

    Ditën e djeshme Sadiki ka pritur kandidatin për president, Bujar Osmanin

    Kjo u bë e ditur nga vetë Sadiki i cili e priti Osmanin në Qendrën Rekreative Sportive “Studeniҫani”. Më pas, ata vazhduan takimet me banorët e kësaj komune.

     

     

     

    Sadiki morri pjesë edhe në iftarin e organizuar nga “Fronti Europian” në Studeniҫan, po mbajti edhe fjalim. Veҫ asaj, ai ka bërë edhe një postim në faqen e “Facebook” me mbishkrimin, “Fronti Europian”.