19/05/2024
Kosovë

Kosovë/ Vajza ther me thikë babanë, dalin detajet e para nga ngjarja e rëndë

    Një krim i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në Shtime të Kosovës, ku vajza raportohet se ka therrur babain e saj me thikë pas një mosmarrëveshje.

    Policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:40.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka treguar detaje se pas një mosmarrëveshje dy persona kanë marrë lëndime te lehta trupore , ndërsa dyshohet se njëri person është lënduar me mjet të mpreh-thikë nga vajza e tij.

    “Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, ka thënë Veseli.