19/05/2024
Maqedoni

Lokali në Shkup ku mund të shkojnë vetëm gratë

    Vetëm për gra, po po, vetëm për gra, burrat në lokalin që po hyjnë tani nuk lejohen. Bëhet fjalë për një kafene e vetmja e këtij lloji në vendin tonë, ku mund të pinë kafe dhe të shërbehen vetëm gratë.

    Ky lokal i veçantë gjendet në lagjen Fushë Tophanë të Shkupit.

    “Idea ka lind si nevojë e grave, e kemi vërejt që me të vërtetë kanë nevojë gratë, nanat tona të vijnë dhe të kalojnë një kohë të caktuar me fëmijët e tyre në një vend më të qetë dhe më relaksues edhe për fëmijët edhe për to. Edhe pse është plakati para dere që shkruan vetëm për femra vijnë edhe meshkujt të cilët nuk e shohin dhe me keqardhje duhet të ju themi se duhet të dalin, mua më vjen keq por ashtu janë rregullat”, tha Sadbere Slija Krasniqi – pronare e lokalit

    Përveç se e mirëmban një grua, edhe gatesat dhe produktet që shërbehen në këtë lokal janë të përgatitura nga gratë.