04/11/2024
Kosovë

Kosova përgatit draft-rezolutën për Asociacionin, Vuçiç: Mashtrim i Prishtinës dhe Albin Kurtit

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se letra e autoriteteve të Kosovës drejtuar Këshillit të Evropës, me të cilën premtojnë se deri në fund të muajit do ta dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit, është një tjetër mashtrim nga Prishtina.

    “Ky është një truk tjetër që Albin Kurti dhe ndihmësit e tij, përfshirë Gerald Knaus dhe lobistë të tjerë, po e realizojnë së bashku”, pretendoi ai.

     

    “Kush jeni ju që do të dorëzoni tekstin tuaj. Marrëveshja e Brukselit thotë qartë se duhet të bëhet nga menaxhmenti serb ose të jetë ajo që të paktën konceptualisht kemi rënë dakord të jetë BE. Është truk pasi anglezët po u bëjnë presion të gjithëve që të pranojnë anëtarësimin e Kosovës në KE”, u shpreh Vuçiç.