27/07/2024
Maqedoni

Arrestohet një i arratisur nga burgu, ishte i dënuar me katër vite burg

    Dje zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Shtip kanë arrestuar personin P.I (29) nga Crvulevo, komuna e Karbincit.


    Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të INP “Burgu i Kumanovës” për arratisje nga burgu, ku vuante dënimin prej katër vite e nëntë muaj për veprën penale të vjedhjes së rëndë.

    Personi është dërguar në “Burgun e Kumanovës” për të vuajtur dy vite e pesë muaj dënim.