22/05/2024
Maqedoni

Në Haxh këtë vit do të shkojnë 2020 haxhi nga Maqedonia

    Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga vendi do të shkojnë mbi dy mijë besimtarë, që është pothuajse numër identik me vitin e kaluar, deklaroi për MIA-n, Irsel Jakupi, sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame.


    “Shifra është plotësuar konform kuotës që e ka caktuar Ministria për Haxh e Arabisë Saudite dhe këtë vit do të ketë 2.020 besimtarë nga vendi, të cilët do të udhëtojnë drejt vendit të shenjtë, edhe pse janë paraqitur më shumë. Besimtarët do të udhëtojnë nga 4 deri më 10 qershor me çarter fluturime me aeroplan. Ata janë të moshave të ndryshme”, shtoi Jakupi

    Sipas tij, çmimi i aranzhmanit pëer Haxhin 1445/2024 është 6.550, sa ishte edhe vitin e kaluar, kur shtyllën e pestë të islamit e kanë realizuar 2.030 besimtarë, që ka qenë më shumë se dyfish shifra më e lartë nga viti paraprak, kur në vendet e shenjta ishin 919 besimtarë.

    Festa e madhe e Kurban Bajramit, këtë vit bie më 16 qershor.