02/05/2024
Maqedoni

Ja si do të jetë moti sot

    Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu lokal, nga mesdita në malet më të larta në pjesët perëndimore me borë të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat do të sillen nga -3 deri në 15 gradë.

    Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë 2 , ndërsa maksimalja 14 gradë.