17/05/2024
Lajme Maqedoni

Ibrahimi: Liderët e VLEN-it kanë nisur negociatat me VMRO-në për ndarjen e “kulaçit”!

    Zeqirija Ibrahimi në ClickPlus në TV21 tha se liderët e VLEN-it kanë nisur negociatat me VMRO-DPMNE-në për ndarjen e resorëve.

    “Keni ndarë resore? Keni negociuar me ndokënd?
    Me VMRO-në. Është folur konceptualisht se për çfarë resorë jemi të interesuar ne. Duke parë kritikat e Komisionit Europian, ne…
    Ju jeni VLEN? Po flet në emër të VLEN?
    Po, VLEN-i…
    Kush ka fol me VMRO-në?
    Liderët e koalicionit.
    Ka fol zotëri Gashi?
    Të gjithë kanë folur…
    Ka folur zotëri Taravari?
    Të gjithë kanë folur…
    Ka folur zotëri Mexhiti?
    Të gjithë, të gjithë…
    Ka folur zotëri Qoku?
    Të gjithë, të gjithë bashkë.
    Do të thotë të gjithë keni biseduar me Mickoskin ose me VMRO-në?
    Po, po… Ne kemi kërkuar që të marrim përgjegjësi në sektoret për luftimin e korrupsionit për shkak se vërejtjes e Komisionit Europian, vërejtjet e Stejt Departamentit edhe pritjet e qytetarëve…
    Do të thotë keni folur për ndarje të pushtetit?”, tha Ibrahimi