17/05/2024
Shqipëri

Shqiptari i dehur rrëzohet në gropën e ashensorit dhe vdes

    Një 57-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë. Sipas policisë, 57-vjeçari me iniciale I.I duke qenë në gjendje të dehur ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.