19/05/2024
Shqipëri

I dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, theu xhamin e dritares së shtëpisë, humb jetën 27-vjeçari

    Një 27-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti të ndodhur ditën e djeshme.

    Policia njofton se i riu në gjendje të rënduar psikologjike dhe i dehur ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

    Pavarësisht se ka marrë ndihmë mjekësore, i riu nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në spital.