19/05/2024
Shqipëri

U gjet e pajetë në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

    Ergesa Arrazi, e cila u gjet pa shenja jetë nga një pershkatar në lumin Buna do të përcillet sot për në banesën e fundit. Me një foto të buzëqeshur, ku duket qartë pafajësia e 9-vjeçares, familjarët njoftojnë se ceremonia mortore për të miturën mbahet në orën 14:30.

    Ende nuk dihet fati i nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, por që paraprakisht policia dyshon se janë hedhur në lumin Buna.