26/07/2024
Lajme Maqedoni

Humb jetën tragjikisht fotografi gostivaras, reagon Ziadin Sela: I tronditur, jemi pranë familjarëve

    Një lajm tronditës vjen nga Velesi. Edmond Amzai nga Gostivari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një aksident në hyrje të qytetit të Velesit.

    Edmond Amzai ishte pronar i Foto Studio Akon nga Gostivari. I lindur në vitin 1981, Emondi la pas vetës bashkëshorten dhe djalin e tij, Akon Amzai.

    Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe kreu i ASH-së, Ziadin Sela. Përmes një postimi në “Facebook”, Sela i shpreh ngushëllime familjarëve të Amzait.

    Ndër të tjera ai shprehet se trishtimi dhe dhimbja është e madhe nga kjo humbje tragjike.

    “Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta e të riut nga Gostivari, Edmond Amzai.

    Në këto momente të vështira jemi pranë familjarëve, bashkëshortes, miqve dhe ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.

    Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këte humbje tragjike.

    Të qoftë i lehtë dheu, i dashur Edmond”, shkruan Ziadin Sela.