14/11/2024
Kosovë

“Kërcënimi” për luftë? Kurti: Kemi dronë Bayraktar, do shtojmë 600 rekrut të rinj

    Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, duke treguar arritjet e tyre, gjatë 3 viteve në pushtet. Kurti theksoi se në kohën kur Kosova është e kërcënuar nga fqinji verior, Prishtina është përgjigjur me dyfishim të buxhetit për ushtrinë dhe trefishim për buxhetin për armatim.

    Ndërsa, në veri është ulur ilegaliteti dhe është shtuar ligjshmëria dhe siguria duke mbyllur 27 rrugë ilegale, shkatërruar nëntë laboratorë droge, të kriptovalutave dhe depo të armatimit, dhe janë ngritur nëntë stacione policore për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit.

    “Në kohën kur kemi luftë në Evropë, dhe kërcënime të sigurisë nga fqinji veriorë, jemi përgjigjur me dyfishim të buxhetit për ushtri dhe trefishim për buxhetin për armatim. Blemë dronët bajraktar dhe prokurua mreketët anti-tankë. Ndërkaq, në kazerma ka mbi 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’i bashkëngjiten sivjet edhe 600 rekrut të rijnë. Në veri të vendit tonë është ulur ilegaliteti dhe është shtuar ligjshmëria dhe siguria. Janë mbyllur27 rrugë ilegale dhe janë shkatërruar nëntë laboratorë droge atje, gjashtë të kriptovalutave dhe katër depo të armatimit. Për të rritur sigurinë, janë ngritur nëntë stacione policore për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit”, ka theksuar Kurti.