Pejana Elezi, gazetarja bukuroshe e sportit ka ndarë disa detaje për raportin që ka me partnerin e saj Kledi Bahitin, dhe jo vetëm.
Pa dorashka, e ftuar në emisionin Shije Shtëpie, ajo foli për rëndësinë që ka shoqëria për jetën e saj dhe tregoi që Kledi nuk ka e ka penguar të vijojë raportet e ngushta shoqërore, qoftë edhe me meshkuj. Madje ajo habiti jo pak kur tha se ka fjetur në të njëjtën dhomë me shokun e ngushtë.
“Unë me shokun tim të ngushtë kur iknim për pushime flinim gjithmonë të dy se merrnim një shtëpi, ishim 4-5 veta dhe ishim gjithmonë unë dhe ai, flinim të dy në një dhomë me njëri-tjetrin saqë shumica e njerëzve nuk e konceptonin dot këtë gjë, edhe partnerët, e dashura që kishte ai në atë kohë etj.
Ne ishim si motër e vëlla dhe vazhdojmë jemi si motër e vëlla, domethënë njerëz që njohim familjet e njëri-tjetrit, dimë çdo problem, çdo hall, kemi qenë aty për njëri-tjetrin,” tha gazetarja e njohur.
Më tej, ajo shtoi se të partneri i di të gjitha historitë e saj dhe nuk ka asgjë për t’i fshehur. Gazetarja nuk u ndal me kaq, madje ndau për publikun një tjetër detaj. Pejana Elezi tregoi se Kledi ka qëndruar me Bleona Qeretin për 2 javë.
“Kledi është jashtë vendit. Kledi ka ndenjur për 2 javë në shtëpi te prindërit e Bleona Qeretit për shembull. Ishte gjithë kohës, kishte dalë me Bleonën, po hante darkë me Bleonën, hanin drekë të dy, ishin gjithë kohës me njëri-tjetrin. Mund të ketë gra që mund të bëhen xheloze për këtë pjesën, unë s’e kam”, tha gazetarja.