10/05/2024
ShowBiz

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, në pritje të fëmijës së parë bashkë

    Lajme të gëzuara për çiftin e dashur të publikut, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, të cilët pritet të bëhen prindër për herë të parë.

    Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një spoti të emisionit të ri të Borës,

    “Cherry on Top”, ku moderatorja zbuloi se së shpejti do të mirëpresin një anëtar të ri në familjen e tyre.

    Detaje më të thelluara pritet të zbulohen në puntatën e ardhshme të emisionit, të cilin Bora Zemani e drejton

    , ku me siguri çifti do të ndajë më shumë rreth kësaj përvoje të re dhe të emocionueshme në jetën e tyre.

    Puntata e radhës e “Cherry on Top” është e planifikuar të transmetohet të premten, duke u bërë një nga momentet më të pritura për fansat e çiftit.