04/05/2024
Kosovë

E pazakontë në Kosovë, pacientit i gjendet telefon në stomak

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, në Malishevë. Një pacient është paraqitur në spitalin e Malishevës pasi ka pasur probleme depresive.

    Gjatë kontrollit mjekët e këtij spitali i gjetën shtetasit me ininciale N.N një telefon në stomak. Përmes një ndërhyrje mjekët kanë mundur që t’i heqin telefonin pacientit nga stomaku.

    “Largimi i trupit te huaj nga stomaku ( Telefon)! ????

    Pacienti NN, me çrregullime depresive, duke u trajtuar per semundje te varshmerise, sillet nga familjaret ne ordinancen OSG ne Malishevë me ç’rast dhe i largohet trupi i huaj nga lukthi, me endoskop fleksibil duke manovruar me aksesoret perkates, me asistim te Dr. Taulant Kryeziu, infermiere Florida Shala, procedura kryhet me sukses pa komplikime! Pacienti referohet per trajtim te metejme tek psikiatri!, thuhet në njoftimin e mjekut të këtij spitali. (POSTIMI I PAREDAKTUAR)