18/05/2024
Maqedoni

Mashtrim zgjedhor/ Kasami me çmime të “reja” për mbeturinat në fshatrat e Tetovës

    Pas presionit të qytetarëve dhe raportimeve mediatike për ngritjen e trefishtë të çmimit të pagesave të mbeturinave, është dorëzuar kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.
    Ai sot përmes një konference për shtyp ka njoftuar për tarifën e re të çmimeve.

    Me këtë metodologji të publikuar nga Kasami, vërehet një dallim që vet komuna vendos të bëjë mes fshatrave.

    Sipas njoftimit, çmimi i mbeturinave në Reçicë të Madhe, Reçicë të Vogël, Poroj, Xhepçisht, Falisht dhe Saraqinë do të jetë 540 DEN.

    Kurse në fshatrat e Malësisë së Tetovës, çmimi për mbeturinat do të jetë 340 DEN