17/05/2024
ShowBiz

E mbyllën në dhomë “psikiatrie”, Egla Ceno filmohet në rrugët e Tiranës

    Egla Ceno padyshim ka qenë kryefjalë e medieve për atë që ia dhuroi në “Big Brother VIP”. Aktorja u përjashtua nga ky format për shkak të sjelljeve të saj, megjithatë dje u aludua se mund të rikthehej sërish. Në fakt e gjithë kjo ndodhi edhe prej “Top Channel” që shpërndau me shpejtësi një video ku Egla ndodhej brenda katër mureve.

    Por, e vërteta me sa duket është ndryshe. Ajo nuk është mbajtur në izolim për një rikthim të dytë ku pretendohet se një televotim do të vendosë të kthehet ose jo. “Iconstyle” ka postuar një video të aktores ku shihet duke shëtitur rrugëve të Tiranës, në zonën e Komunës së Parisit.

    Pra, e gjithë fabula që aktorja e përjashtuar për shkak të thyerjes së rregullave mund të rikthehet, ndaj është mbajtur në televotim, mund të ketë qenë dhe një rreng nga Top-Channel për datën 1 prill, që njihet si dita e gënjeshtrave.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)