18/05/2024
Lajme Maqedoni

Gjykata i jep vulën Ziadin Selës: Është kryetari legjitimit i Aleancës për Shqiptarët

    Tashmë “kalvari” nëpër Gjykata ka përfunduar dhe vula i është kthyer atyre që e meritojnë, mbështetësve të Ziadin Selës.

    Burime për news33.tv bëjnë me dije se Gjykata ka marrë vendimin dhe legjitimuar si kreun e partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela.

    Sipas të njëjtave burime mësohet se vula i është kthyer Selës dhe të gjithë atyre që i besuan dhe nuk devijuan nga besimi që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i kanë dhënë me votën e tyre, shkruan news33.tv.