02/05/2024
ShowBiz

“Mbulohet” modelja shqiptare

    Modelja e njohur, Gresa Hoti, një ndër më të komentuarat, nuk ishte shumë aktive në Instagram kohëve të fundit dhe kjo vërehej nga fakti që nuk ishte as aktive me postime në rrejte sociale. siç duket, ajo ka marrë një pushim nga rutina e saj dhe ka vendosur që të kalojë kohë me familje.

    Së fundmi ajo është shfaqur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku shihet në krah të prindërve të saj.

    Në 10 ditëshin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ajo ka publikuar disa fotografi nga xhamia Sheikh Zayed me mbishkrimin, “Ju sjelltë ky Ramazan paqe të mendjes dhe zemrës”.