11/10/2024
ShowBiz

Dhunohet nga bashkëshorti, këngëtarja shqiptare pajiset me urdhër mbrojtje

    Këngëtarja Maja Aliçkaj, e njohur më së shumti për këngët popullore jugore, pak ditë më parë është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës për burrin e saj, ku ky i fundit ushtronte dhunë ndaj artistes.

    Duket se ata kanë patur probleme prej kohësh në marrëdhënien e tyre, e ndërsa çifti është parë shpesh së bashku në dalje televizive teksa reklamonin shtëpinë e tyre.

    Gjykata ka marrë vendimin për Arben Shuaipin të mos i afrohet bashkëshortes së tij më shumë se 200 metra gjithashtu ai duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.