22/05/2024
Maqedoni

Ibrahimi: Pavarësisht se kush me kë e bën qeverinë, me rëndësi është ta pensionojmë BDI-në

    Sekretari i Alternativës, parti kjo që është pjesë e koalicionit opozitar VLEN, Zeqirija Ibrahimi përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se nuk është me rëndësi se kush me kë e bën qeverinë e ardhshme, me rëndësi, sipas tij, është që BDI të shkojë në opozitë.


    “Nuk ka mision më europian sesa dërgimi i BDI-së në opozitë. Pavarësisht se kush me kë e bën qeverinë, me rëndësi është ta pensionojmë BDI-në. Nuk mund të ketë perspektivë ky vend dhe ky komb derisa kjo parti është në qeveri”, ka shkruar Ibrahimi.