20/05/2024
Shqipëri

DEL VIDEO: Alma Arrazi me fëmijët pranë lumit të Bunës, momentet e fundit para aktit të tmerrshëm

    Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku vdiqën nëna 39-vjeçare Alma Arrazi bashkë me fëmijë e mitur ka tronditur mbarë opinionin publik. Ende nuk ka një version zyrtar nga organet hetuese që vijojnë të punojnë për të zbardhur të vërtetën e flijimit të saj me të vegjëlit.

    Së fundmi, janë publikuar momentet e fundit të 39-vjeçare me tre fëmijët e mitur. Pamjet e publikuar nga Ora Neës tregojnë qetësinë e tyre para aktit të tmerrshëm, teksa janë pranë lumit të Bunës. Ajo shfaqet me vajzën dhe djalin në dorë, ndërsa vajza tjetër i ndjek nga pas.

    Ndërkaq, një person tjetër me fëmijë duket se e përshëndet para se kamerat e sigurisë mos ta filmojnë më. Kujtojmë që sot ka dalë një tjetër pistë hetimi, që dyshohet se Alma Arrazi nuk është hedhur nga ura e Bunës me fëmijët, por është futur në lumë në këmbë.