20/05/2024
Kosovë

E rëndë/ Teuta Selimi denoncon bashkëshortin për dhunë, i vëllai i saj shkon e rreh këngëtaren

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku këngëtarja Tetuta Selimi thuhet se është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vëllai i saj.

    “Sinjali” shkruan se herët mëngjesin e së mërkurës këngëtarja ka kontaktuar policinë dhe ka raportuar se është dhunuar nga bashkëshorti i saj, Patrik Neziri.

    Teuta Selimi dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një konflikt me fjalë, që më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës. Neziri e ka goditur këngëtaren disa herë në kokë, duke i shkaktuar disa plagë.

    Policia menjëherë është vënë në lëvizje, por që prokuroria nuk ka lëshuar ende një urdhër-arrest për bashkëshortin e Teutës që dyshohet për “dhunë në familje”.

    Por duket se Teuta Selimi nuk do të ishte vetëm viktimë e dhunës nga bashkëshorti i saj, por edhe nga vëllai i saj. Mediat e Kosovës raportojnë se pas mesnate këngëtarja ka kërkuar ndihmë nga policia, ku këtë herë ka thënë se është dhunuar nga vëllai, Agron Selimi.

    Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin e denoncimit që kishte bërë për bashkëshortin.

    Menjëherë është arrestuar vëllai i këngëtares, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë për akuzën “dhunë në familje”.