20/05/2024
Shqipëri

Baton Haxhiu probleme me drejtësinë? Gazetari shkon në SPAK

    Baton Haxhiu është paraqitur sot në SPAK. Gazetari i njohur ka mbërritur sot rreth mesditës pranë kësaj strukture të hetimit në vendin tonë.

    Ai është një nga analistët më të përmendur vitet e fundit, duke u shfaqur nëpër panele të ndryshme televizive. Në videon e publikuar nga mediet, shihet Haxhiu që futet në ambientet e SPAK, i cili mban në kokë edhe një kapele.

    Nuk dihet arsyeja se pse gazetari është paraqitur sot aty, ndërsa Prokuroria e Posaçme vijon të jetë kryefjalë për shkak të zhvillimeve të muajve të fundit.