20/05/2024
Shqipëri

Bie në lumë burri dhe mbytet, po hidhte qesen me mbeturina

    Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të shtune në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë mësohet se i moshuari me ininciale P.Gj, banues në fshatin Dajç, është gjetur i pajetë në bregun e lumit Buna.

    Dyshohet se 77-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në lumë, kur po hidhte mbeturinat dhe është mbytur.

    Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.

    Shkodër/Informacion paraprak

    Rreth orës 15:30, në bregun e lumit Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Dajç, i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje”, njofton Policia.