08/12/2024
ShowBiz

Beniada Nishani zbulon historinë e trishtë se përse mban dy mbiemra

    Beniada Nishani njihet gjerësisht në botën e modeling-ut dhe televizionit, por publiku shqiptar arriti ta njohë më shumë atë falë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip Albania”.

    Beniada shpesh herë prezantohet si Beniada Nishani ndërsa ka raste kur ajo prezantohet si Beniada Jakic por cila ëshë e vërteta e dy mbiemrave të saj?

    Në një intervistë të dhënë së fundmi, modelja ka zbuluar historinë e trishë se pse ajo mban dy mbiemra.

    “Familja e mamit ka një hisotri shumë të dhimbshme dhe e kanë vuajtur shumë. Stërgjyshi im është me origjinë boshnjake. Atëherë ka qenë lufta me serbët dhe serbët i kanë vrarë prindërit. Stërgjyshi im ka ardhur në Durrës, ku e ka adoptuar një familje durrsake. Aty është rritur, ka krijuar familjen e vetë, nga e cila ka lidnur edhe gjyshi im. Gjyshja dhe gjyshja kanë krijuar një familje shumë të bukur me tre fëmijë. Unë kam qenë mbesa e parë. Mbas disa vitesh unë edhe mami ikim në emigrim në Itali dhe gjyshi atëherë ka qenë i sëmurë. Ka patur një tumor shumë të keq, i cili mbas tetë vitesh i mori jetën. Kur ai vdiq, unë i kam premtuar mamit që gjyshi do jetojë gjithmonë dhe unë do mbaj mbiemrin e gjyshit sepse pavarësisht se ka vdekur, është gjithmonë pranë meje”, ka treguar Beniada.