12/10/2024
Maqedoni

Arben Taravari reagon për herë të parë pas humbjes, akuzon Ali Ahmetin: Nuk bashkëpunoi

    Arben Taravari ka reaguar për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet Presidenciale. Përmes një postimi në “Facebook”, humbjen e tij Taravri ia ka faturuar BDI-së.

    Ai akuzon Ahmetin se nuk bashkëpunoi në zgjedhjet Presidenciale. Ndër të tjera, ai vazhdon me “ëndrrën” se më 8 maj “VLEN” do të marrë më tepër mbështetje nga shqiptarët.

    “Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi Vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari.

    Bashkë, pa hile, me vendosmëri!”, shkruan Taravari.