10/10/2024
ShowBiz

Alarm për bombë në lokalin e Noizyt

    Policia e Durrësit është “ngritur në këmbë” pas një alarmi për bombë në lokalin e reperit të njohur, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy. Burime për mediat bëjnë me dije se alarmi për bombë ka rezultuar i rremë, pasi në tarracën e lokalit të Noizyt është hedhur vetëm një kapsollë.

    Nga shpërthimi i kapsolles është dëmtuar një vazo lulesh, duke mos shkaktuar asnjë dëm në lokal.

    Kujtojmë se pronat e reperit janë vendosur shpesh herë në vëmendje të mediave. Më herët një sasi tritoli shpërtheu në dyqanin  ‘Illyrian’, në pronësi të babait të Noizyt, Bashkim Rajkut, ku si pasojë e shpërthimit u dëmtua edhe lokali “Rigels Shisha Lounge”. Aso kohe Noizy në polici deklaroi se personi i vetëm që kishte armiqësi ka qenë reperi Kleviol Ahemtaj ose i njohur ndryshe me emrin e artit “Cllevio Serbiano”.

    Një tjetër ngjarje u shënua në lokalin e reperit në 2023. Lokali i Noizyt në qytetin e Durrësit u shkrumbua nga flakët. Në një reagim në faqen zyrtare të lokalit thuhej se shkak i zjarrit u bë një shkëndije elektrike.