30/05/2024
Maqedoni

Ahmeti bën thirrje të respektohet vullneti i qytetarëve – VLEN thotë se janë pjesë e Qeverisë!

    Derisa kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, BDI-në dhe LSDM-në I dërgoi në opozitë, lideri I integristëve Ali Ahmeti, bëri thirrje që të respektohet vullneti I qytetarëve.

    Mes reshtave, Ahmeti aludoi në parimin fituesi me fituesin.

    “Sot shteti jonë ka nevojë për stabiltit, dhe paqe, sundim të ligjit dhe fillim të negociatave dhe hapjen e kapitullit të parë dhe mbajtjen e mbledhjeve ndërqeveritare për anëtarsimin e vendit në BE”  – tha Ali Ahmeti.

    Ali Ahmeti tha se Fronti Europian është përfaqësuesi legal dhe legjitim i shumicës së shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera duke e bërë faktor të dytë politik në vend.

    “Jemi forca e dytë politike Fronti Europian me një dallim me oponentit e VMRO-së, e cila e ka ndihmuar shumë VLEN-in ku dallimi është mbi 30 mij vota. Ne si Front nga ky cikël dalim me 19 mandate, sipas përllogaritjeve që kanë bërë ekipet e punës ka mundësi të lëvizet tek mandati i 20” – tha Ali Ahmeti.

    Nga ana tjetër, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN, thotë se ata janë përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve. Duke falënderuar diasporën, sic tha, për përmbysjen e rezultatit, Kasami paralajmëroi negociatat me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re.

    “Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN. Gjithë atyre që kanë qenë të shantazhuar, të kërcënuar nga BDI, ju themi se nga nesër janë të lirë. Kjo fitore iu dedikohet shqiptarëve gjithë qytetarëve të këtij vendi, dhe urojmë që sa më shpejtë Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së” – tha Kasami.

    Edhe pse sipas numrit të votave, LSDM-ja renditet e dyta pas koalicionit të VMRO-DPMNE-së, për shkak të koncentrimit më të mirë të votave nëpër njësitë zgjedhore, Fronti Evropian, mori më shumë mandate nga socialdemokratët.

    137.486 – Ju faleminderit! – ka qenë postimi I sotëm nëpër rrjetet sociale të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.

    Më shumë nga i