20/05/2024
Lajme Maqedoni

DEKLARATA BOMBË/ Nikolla Gruevski fshihet në shtëpinë e politikanit të njohur shqiptar

    Ervin Karamuço ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, ku shkruan se Nikolla Gruevski është fshehur në Shqipëri. Profesori i kriminalistikës thekson se një politikan i lartë në vendin tonë e ka strehuar në shtëpinë e tij ish kryeministrin e Maqedonisë që është në arrati prej vitit 2018.

    Karamuço kërkon nga organet kompetente të nisin hetimet për këtë ngjarje që prek kufijtë e skandalit. Në postimin e bërë në Facebook-un e vet, ai shkruante:

    Cili është politikani i lartë që ka fshehur në shtëpinë e tij në Tiranë, ish kryeministrin Maqedonas në arrati Gruevskin?  Pse kjo ngjarje nuk po verifikohet ende nga autoritetet tona?

    Por, çfarë ka ndodhur me Nikolla Gruevskin?
    Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, u shpall në kërkim në nëntor të vitit 2018 pas urdhër-arrestit të lëshuar për rastin “Tanku”. Asokohe Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se po kryhen kontrolle në gjithë vendin, por edhe përtej kufijve ku dyshohet se stresohet Nikolla Gruevski. Kujtojmë që për të ka pasur edhe një dënim në mungesë nga gjykata maqedonase, teksa akuzohet se kishte përvetësuar sende të tjera që i janë besuar në lidhje me punën e tij, si kryetar i VMRO-DPMNE-së që nuk i kishte paraqitur paratë si donacione për partinë, por i kishte përvetësuar. Bëhet fjalë për shumën e 1.3 milionë eurove, ku togat e zeza kanë dhënë dënimin në mungesë, me 7 vite burg. Gjithashtu edhe SHBA-të e kanë shpallur si person “Non Grata”.

    Tashmë, profesori i kriminalistikës pretendon se ai stresohet në Shqipëri dhe për këtë po kontribuon një politikan i lartë shqiptar që e ka fshehur në shtëpinë e tij. Nëse kjo rezulton e vërtetë, padyshim që do të ishte skandal i madh për vendin dhe politikën shqiptare.

    “Bomba” e Ervin Karamuços: Nikolla Gruevski strehohet në