Në mesnatë filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të caktuara për 24 prill. Fushata do të zgjatë deri në mesnatë më 22 prill. Në ditën e parë të fushatës disa nga kandidatët paralajmëruan promovimin dhe prezantimin e programit zgjedhor dhe hapjen e shtabeve zgjedhore.
Sipas shortit të KSHZ-së, presidenti aktual dhe kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski do të jetë i pari në fletvotim. E dyta është Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, i treti është Stevço Jakimovski nga GROM. Në vendin e katërt është Bujar Osmani nga BDI, e pesta është Biljana Vankovska Cvetkovska nga E Majta, i gjashti Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët dhe Koalicoini VLEN dhe i shtati është Maksim Dimitrievski, kandidat i ZNAM.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet e 11-ta parlamentare pas pavarësisë së vendit.