11/10/2024
Shqipëri

Po shkonte të pinte kafe, makina përplas për vdekje në SHBA vëllain e regjisorit të njohur shqiptar

    Një aksident tragjik i ka marrë jetën, Mihallaq Milkanit, pedagogut të shquar të flotës Luftarako-Detare të Shqipërisë si dhe vëllait të regjisorit të madh Piro Milkanit.

    Burime për mediat bëjnë me dije se 88-vjeçari humbi jetën tragjikisht pasi u godit më 29 mars nga një kamion në Worcester të Massachusetts, teksa po qëndronte me një mik të tijin në një parking të zonës.

    Milkani ishte frekuentues i rregullt i një kafeneje në bulevardin “Richmond”, ku mblidhej gjithmonë me shokët e tij shqiptarë, por jo vetëm. Fatkeqësisht atë ditë kafeneja ishte e mbyllur dhe ata vendosën të shkonin diku tjetër. Gjatë rrugës, një kamion e përplasi teksa po kryente manovër në indietro në një shesh parkimi.

    Po shkonte të pinte kafe, makina përplas për vdekje në SHBA

    Mihallaq Milkanit

    Për të gjithë që patën fatin ta njohin, Mihallaq Milkani, ishte një njeri shembullor, i dashur me të gjithë dhe një gjysh i palodhur i cili kujdesej çdo ditë për nipërit dhe mbesat e tij.

    I lindur më 23 shtator 1935, në Drenovë, rrugëtimi i Mihallaqit ishte një udhëtim i karakterizuar nga guximi, përkushtimi dhe dashuria e palëkundur.

    Po shkonte të pinte kafe, makina përplas për vdekje në SHBA

    Mihallaq Milkani

    Pas studimeve në Akademinë Detare në Riga të Letonisë, Mihallaq filloi karrierën e tij si Oficer Detar, duke shërbyer me nder si lundërtar në nëndetëse. Pas shërbimit të tij detar, Mihallaq u bë profesor në Akademinë Detare në Vlorë. Pasioni i tij për të mësuar dhe përkushtimi i tij për të mësuar të rinjtë, la një gjurmë të thellë te ata.

    Në shtator të vitit 1990, Mihallaq doli në pension dhe në qershor 1997 u transferua në Shtetet e Bashkuara me synimin për të siguruar një të ardhme më të ndritur dhe përmirësimin e mundësive arsimore për familjen e tij. Edhe në moshën 62-vjeçare ai kapërceu pengesat dhe vendosi jetën në një vend të ri. Një kopshtar i zjarrtë, një lexues i pangopur dhe një student i mprehtë i historisë, ai i mahniti të gjithë duke pasqyruar përvojat e tij të pasura të jetës. Mbi të gjitha, Mihallaq e çmonte kohën e kaluar me nipërit e tij të dashur, duke i falur në çdo moment dashuri dhe përkushtim.

    Po shkonte të pinte kafe, makina përplas për vdekje në SHBA

    Mihallaq Milkani me të birin, Eftimin, në vitin 1992

    Varrimi i tij do të bëhet të premten, më 5 prill, duke filluar në orën 11:00 në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Mërisë, 535 Salisbury Street, ku do të nderohet dhe kremtohet me dashuri dhe nderim shpirti i Mihallaqit. Varrimi do të pasojë në varrezat Hope, 119 Webster Street.