05/05/2024
Botë Lajme

“Makina e policisë s’është taksi”, efektivët “braktisin” të renë, momenti kur ish-partneri i ngul thikën jashtë komisariatit

    Një ngjarje e rëndë u shënua pak ditë më parë në Athinë, ku një vajzë 28-vjeçare u vra nga ish-partneri i saj jashtë komisariatit.

    Kyriaka Griva 28 vjeç ndihej e kërcënuar dhe ndaj kishte marrë vendimin që të shkonte në komisariat dhe të bënte kallëzim se ish-bashkëshorti e dhunonte dhe e përndiqte, ndërsa kohët e fudnit e kërcënonte se do ta vriste.

    Vetëm pak momente pasi kishte bërë kallëzim, sapo doli nga komisariati 28 vjeçarja u vra nga ish-partneri 39-vjeçar.

    Ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje është se 28-vjeçarja kur kishte dalë nga komisariati, serish kishte kërkuar ndihmë nga policia, duke thënë se kishte nevojë që dikush ta dërgonte në shtëpi sepse kishte frikë të shkonte vetë, mirëpo punonjësi i policisë ia ktheu duke i thënë: “makina e policisë nuk është taksi”.

    E teksa ishte akoma në telefon, dëgjohet momenti kur 28-vjeçarja thotë se ish-partneri ishte aty dhe më pas dëgjohen britmat e qytetarëve teksa thërrasin: “E vrau, e vrau”.

    Pas sulmit, 39-vjeçari u vetëplagos në qafë dhe u dërgua i plagosur rëndë në spitalin “Georgios Gennimatas”.

    Biseda me punonjësin e policisë:

    Vazja telefonon policinë

    Efektiv: Po, më thoni.

    Vajza: Ndodhem në Komisariatin Agio Anargon.

    Efektivi: Po

    Vajza: Kam nevojë për dikë që të më dërgojë në shtëpi, sepse jashtë banesës më pret ish-partneri që ka probleme të rënda psikologjike.

    Polici: Të çojmë dikë që të shoh nëse ish-i juaj është atje?

    Vajza: Jo, jam në komisariat dhe kam frik të kthehem vetëm në shtëpi sepse e pashë sot që më priste jashtë.

    Polici: Mirë, por mjetet e policisë nuk janë taksi, nëse doni të dërgojmë dikë të shoh tek shtëpia?

    Vajza: Në rregull, dërgoni dikë të kontrolloj tek shtëpia.

    Polici: Në çfarë rruge?

    Vajza: Aristofanos, për sa orë do të jetë atje?

    Polici: Nuk e di për sa orë…’

    Vajza: Atëherë më thoni unë çfarë duhet të bëj? Të pres këtu apo të nisem për në shtëpi?

    Polici: A i keni bërë denoncim?

    Vajza: Jo.

    Polici: Atëherë ai për çfarë të pret?

    Vajza: Pret që të hakmerret me mua, nuk e di. Do që të më rrahë.

    Polici: Emri juaj.

    Vajza: Kyriaka Griva

    Polici plotëson procesverbalin

    Vajza: Me një shokun tim, do kthehem në banës, mbërrij atje për 2 minuta.

    Vajza sheh ish-partnerin

    Vajza: Eeee….ika, ka ardhur këtu.

    Polici: Ish-i?

    Vajza: Po është këtu.

    Policia: Atëherë grupin po e dërgoj atje?

    Vajza: Po…(dëgjohen të bërtitura)

    “E vrau, e vrau, e vrau, telefononi ambulancën”, dëgjohen disa persona.