27/07/2024
Botë

Zvicra rrëmben trofeun, shpallet fituese e Eurovision 2024

    Në Malmö të Suedisë u përmbyll finalja e madhe e Eurovizionit 2024, ku fituese u shpall Zvicra me 591 pikë, e përfaqësuar nga Nemo me këngën “The Code”.

    Vendin e dytë e fitoi Kroacia me Baby Lasagna dhe këngën “Rim Tim Tagi Dim” e cila mblodhi 547 pikë dhe vendin e tretë Ukraina  me Alyona Alyona dhe Jerry Heil që interpretuan “Teresa & Maria”, duke arritur të marrin 453 pikë.

    Kënga e Nemos është një rrëfim për identitetin gjinor, shëndetin mendor dhe  gjetjen e vetes.

    “Faleminderit shumë! Shpresoj që kjo garë do të jetësojë premtimin për paqe dhe dinjitet për çdo person në botë”, ka thënë shkurt Nemo midis emocionesh pasi ka marrë trofeun që ia dorëzoi fituesja e edicionit të kaluar.

    Nemo bëhet këngëtari i parë biseksual (personat që kanë tërheqje seksuale si ndaj femrave dhe ndaj meshkujve), që fiton vendin e parë të Eurovizion.

    Kujtojmë që Shqipëria nuk ishte pjesë e finale së madhe, pasi Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, nuk u arritën që të kalonin në fazën tjetër.