08/12/2024
Maqedoni

VLEN shpalos programin për zgjedhje: Zhdukje e bixhozit, decentralizim fiskal, aksionet në dorë të qytetarëve

    Në sheshin “Skënderbeu”, aty ku edhe e kanë selinë e përbashkët, koalicioni VLEN prezantoi një pjesë të programit qeveritar, ndërsa javën tjetër pritet të prezantohet i plotë. Migrimi dhe ekonomia do të jenë shtyllat kryesore. Për këtë, kandidati për president Arben Taravari, tha se qytetarëve do t’u mundësojnë që deri në fund të mandatit, të marrin pagë mesatare prej 800 eurove.

    “Nuk mund të vazhdohet kështu me qeveri të korruptuar dhe zhvatëse, na duhet patjetër ndryshim. Për këtë arsye ne si koalicion VLEN në qeverisje duhet të garantojmë dhe rritjen e rrogës mesatare, kjo garancë e jona është që rroga mesatare do të jetë minimum 800 euro”, tha Arben Taravari – kandidat për president –VLEN.

    Fjalime mbajtën e tre krerët e partive që përbëjnë VLEN-in, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi. U prezantuan planet për zhdukjen e plotë të bixhozit, planet për decentralizim fiskal dhe lënien e aksioneve të ndërmarrjeve shtetërore në dorë të qytetarëve