Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi ditën e sotme provincën veriore turke të Tokatit.
Lajmin e ka bërë me dije autoriteti turk i menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave (AFAD).
Nuk dihet akoma nëse ka të lënduar apo dëme materiale.
Në orën 18:11, një tërmet ka ndodhur në lagjen Sulusarai të Tokatit. Thellësia llogaritet të ketë qenë në 5,99 kilometra”, shkruan AFAD.
Ndërkohë që edhe Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya me anë të një postimi në X tha se, “ekipet nga AFAD dhe të gjitha ekipet e institucioneve përkatëse shkuan në vendngjarje”.