Koalicioni “Vlen” prej ditësh ka paralajmëruar se ditën e sotme, 20 prill, do të zhvillojnë një takim në Mövenpick Hotel Zürich Regensdorf, në adresën Im Zentrum 2, 8105 Regensdorf!
Madje sipas tyre i pranishëm në këtë takim do të ishte edhe kryeministri Albin Kurti. Por, kreu i qeverisë së Kosovës jo vetëm që nuk do të jetë prezent në këtë takim, por as ka reaguar për të.
Edhe njëherë anëtarët e koalicionit “VLEN”, gënjyen “sy për sy” njerëzit . Së fundmi ata kanë postuar një tjetër poster të takimit që do të mbahet sot ku Kurti nuk figuron askund.
Pra, njoftimi i parë është përdorur nga “VLEN” për të mbledhur sa më shumë njerëz dhe për të mashtruar qytetarët, shkruan news33.tv.
Së fundmi, ata kanë justifikuar mungesën e kryeministrit në këtë takim duke thënë që shteti zvicerian nuk ia ka lejuar që të shkojë, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë.