03/05/2024
ShowBiz

VIDEO/ I ngatërrohen këmbët gjatë performancës, këngëtarja shqiptare rrëzohet në mes të skenës

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pësuar një incident gjatë performancës në skenën e festivalit “Coachella 2024”.

    Në videon që po bën xhiron e rrjetit, duket qartë teksa këngëtarja po performonte këngën e saj “In The Name Of Love”, i janë ngatërruar këmbët në shkallët afër orkestrës, duke u rrëzuar para një publiku të gjerë.

    Megjithatë, pas incidentit ku duket se Bebe u lëndua, me një energji të paparë këngëtarja vazhdoi të përformonte dhe të kërcente sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

    Ky veprim, u prit mjaft mirë nga fansat e saj, të cilët e komentuan pozitivisht Beben për përkushtimin e saj në muzikë dhe profesionalitetin e saj e këngëtares në skenë.

    Ky nuk është rasti i parë që këngëtaret rrëzohen në skenë, pasi incidente të tilla ndodhin shpesh herë në performancat e artistëve.