06/12/2024
Lajme Maqedoni

VIDEO/ Tetovarët i kërkojnë rrogat, Bilall Kasami tallet me ta dhe i akuzon

    Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami përveçse nuk u ka dhënë qytetarëve rrogat, atë që e meritojnë, i ka akuzuar ata se janë ngritur në protestën e kësaj të hëne të ndikuar politikisht.

    Teksa qytetarë të shumtë, punëtorët e NPK-së i zunë derën ditën e sotme duke kërkuar rrogat pasi prej muajsh nuk i kanë marrë, Kasami në vend që t’i jepte një zgjidhje,  ai u shfaq para tyre tekesa në fytyrë kishte një nënqeshje tallje si dhe iu drejtua sërish me premtime boshe.

    Madje, nuk nguroi as ti akuzonte se janë ngritur në protestë me urdhër të BDI-së. Këtë akuzë Kasami e bëri drejt për drejt duke parë nga kamera dhe dukë lënë të kuptohet që dhe mediat janë të ndikuara politikisht, shkruan news33.tv.